Gucati takohet me deputetin zviceran Nause, diskuton edhe për trajtimin që po i bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Hysni Gucati, kreu i OVL-UÇK, është takuar me deputetin zviceran, Eeto Nauese. Ai e ka quajtur deputetin zviceran si një mik i respektuar i lirisë dhe demokracisë. Gucati tregoi se në takim u diskutua edhe lidhur me trajtimin e ish-bashkëluftëtarëve tanë që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë. “Sot, në Parlamentin e Zvicrës, realizuam…

Lajme

18/06/2025 19:50

Hysni Gucati, kreu i OVL-UÇK, është takuar me deputetin zviceran, Eeto Nauese.

Ai e ka quajtur deputetin zviceran si një mik i respektuar i lirisë dhe demokracisë.

Gucati tregoi se në takim u diskutua edhe lidhur me trajtimin e ish-bashkëluftëtarëve tanë që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Sot, në Parlamentin e Zvicrës, realizuam një takim të rëndësishëm me deputetin zviceran, Reto Nause, një mik i respektuar i lirisë dhe demokracisë, si dhe me deputetë të tjerë të pranishëm. Në emër të të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, falënderuam z. Nause për pritjen e ngrohtë dhe mundësinë që na dha për të ngritur shqetësimet tona lidhur me trajtimin e ish-bashkëluftëtarëve tanë që gjenden në Dhomat e Specializuara në Hagë”, ka thënë ai.

“Në këtë takim, u diskutuan edhe çështje të tjera si lufta e Kosovës ndaj Serbisë, situata politike aktuale në Kosovë dhe padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë nga Gjykata Speciale. Kjo gjykatë po vepron në mënyrë të padrejtë, por ne nuk do të ndalemi. Do të trokasim në çdo derë, deri sa të ndalet ky proces i padrejtë dhe të rikthehet drejtësia. Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për të ngritur zërin në arenën ndërkombëtare, duke kërkuar drejtësi dhe respekt për ata që dhanë gjithçka për lirinë e popullit tonë”, ka shkruar Gucati në Facebook.