Gucati për vdekjen e babait të Calit: Nuk u lejua ta vizitoj në momentet e fundit të jetës

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pas vdekjes së Jahja Mustafës, babit të Salih Mustafës – Calit. Ai ka thënë se ky lajm i ka prekur thellë, shkruan lajmi.net. “Dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur djali i tij, shoku dhe bashkëluftëtari ynë, po mbahet padrejtësisht nga Gjykata Speciale dhe nuk iu lejua mundësia…

Lajme

25/12/2025 12:12

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pas vdekjes së Jahja Mustafës, babit të Salih Mustafës – Calit.

Ai ka thënë se ky lajm i ka prekur thellë, shkruan lajmi.net.

“Dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur djali i tij, shoku dhe bashkëluftëtari ynë, po mbahet padrejtësisht nga Gjykata Speciale dhe nuk iu lejua mundësia ta vizitonte babain në momentet e fundit të jetës”, ka shkruar Gucati.

Ai ka shprehur ngushëllime të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin.

“Pusho në paqe, Bace!”, ka shtuar Gucati. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: