Guarin nuk e largon Marchision

Claudio Marchisio ka thënë se nuk planifikon të largohet nga Juventus gjatë këtij afati kalimtar të janarit, pavarësisht interesimit nga Manchester United, duke insistuar se dëshiron të respektojë kontratën me kampionin e Italisë. Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes udhëtoi në Itali më herët gjatë këtij muaji dhe vëzhgoi 28-vjeçarin në ndeshjen mes Juventusit dhe…

Sport

21/01/2014 13:30

Claudio Marchisio ka thënë se nuk planifikon të largohet nga Juventus gjatë këtij afati kalimtar të janarit, pavarësisht interesimit nga Manchester United, duke insistuar se dëshiron të respektojë kontratën me kampionin e Italisë.

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes udhëtoi në Itali më herët gjatë këtij muaji dhe vëzhgoi 28-vjeçarin në ndeshjen mes Juventusit dhe Cagliarit.

Mirëpo, së fundmi raportohej ardhja e Fredy Guarin – i cili brenda ditës pritet të bëhet futbollist i ri i Bianconerëve – mund ta largojë Marchision nga Juventus.

Mirëpo, mesfushori ka theksuar se nuk brengoset për spekulimet dhe e sheh të ardhmen e tij afatgjate në Torino. “Në çdo afat kalimtar flitet diçka për mua, por jam i lumtur këtu ku jam dhe kam kontratë të gjatë me Juventusin të cilën synon ta respektoj”, deklaroi Marchisio për Rai Sport.