Guardiolas nuk i mjaftoi debakli në fushë, u tall keq me Real Madridin pas ndeshjes

Tifozët e Real Madridit do të duan të harrojnë sa më shpejt ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt. Arsyeja është e qartë, humbja 4:0 në Etihad do të ndjekë për një kohë të gjatë klubin mbretëror. Duket se trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiolas nuk i kanë mjaftuar katër gola…

Sport

18/05/2023 14:53

Tifozët e Real Madridit do të duan të harrojnë sa më shpejt ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Arsyeja është e qartë, humbja 4:0 në Etihad do të ndjekë për një kohë të gjatë klubin mbretëror.

Duket se trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiolas nuk i kanë mjaftuar katër gola kundër Real Madridit.

Guardiola ka festuar fitoren e madhe me drejtuesit e Cityt, por edhe me miqtë e tij. E tubimin pas fitores së madhe e ka përjetësuar një foto që ka përfunduar në rrjetet sociale.

Si thuajse të gjithë në foto, edhe Guardiola ngriti katër gishtat në ajër, duke aluduar për fitoren e madhe të Manchester Cityt dhe një veprim i tillë nga tifozët e Realit u perceptua si një provokim i madh.


Fotoja e lartpërmendur është publikuar nga miku i Guardiolës dhe anëtar i shtabit të trajnerëve të Manchester Cityt, Manuel Estiarte në Instagram.

Mes atyre që ishin në foto janë vëllai i Guardiolës, Pere, presidenti i Cityt Khaldoon Al Mubarak, si dhe ish-presidenti argjentinas Mauricio Macri, të cilët po festonin në një dhomë private në Etihad.

Manchester City në finalen e Stambollit do të përballet me Interin më 10 qershor./Lajmi.net/