Guardiola zbulon planet e tij pas largimit nga Man City

Pep Guardiola ka deklaruar se nuk do të largohet nga Manchester City për të marrë drejtimin e ndonjë klubi tjetër. Kontrata e katalanasit me City-n është e vlefshme deri në vitin 2027. I pyetur për planet e tij për të ardhmen, Guardiola tha: “Nuk e di. E vërteta është se nuk e di, por nuk…

Sport

29/07/2025 17:10

Pep Guardiola ka deklaruar se nuk do të largohet nga Manchester City për të marrë drejtimin e ndonjë klubi tjetër. Kontrata e katalanasit me City-n është e vlefshme deri në vitin 2027.

I pyetur për planet e tij për të ardhmen, Guardiola tha: “Nuk e di. E vërteta është se nuk e di, por nuk mendoj se… nuk e di, sepse mund të kesh edhe grupe të mëdha pune që të ndihmojnë me disa gjëra”.

“E di që pas kësaj faze me City-n do të ndalem – kjo është e sigurt, është vendosur, madje më shumë se kaq, është përfundimisht e vendosur”.

“Nuk e di sa gjatë do të ndalem – një vit, dy, tre, pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë… nuk e di. Por pas kësaj kohe me City-n, do të ndalem, sepse kam nevojë të ndalem dhe të përqendrohem te vetja ime, te trupi im”.

“Në katalonisht, ka një shprehje: badar. Badar, badar, badar… Dua ta bëj këtë – thjesht të ndalem dhe të shikoj lopët teksa kalon treni. Gjyshi im thoshte: më shikon siç shikojnë lopët trenin që kalon. Epo, kjo është – duhet të ndalesh dhe të shikosh. Pastaj jeta… Asnjëherë nuk kam menduar se do të bëhesha trajner, se do të shkoja në Gjermani, në Angli, se do të drejtoja Barcelonën apo do të luaja për Barcelonën”.

“Ne mendojmë se e kontrollojmë jetën, por jo – gjithmonë del diçka përpara teje dhe thua: ‘A dua ta bëj këtë apo jo?’ Dhe nëse jo, do ta zbuloj. Dhe mendoj se plani im tani është ky: të ndalem, të ndalem… dhe pastaj do të shohim”, shtoi më tej Guardiola.