Guardiola tallet me kundërshtarët: Kemi para për të blerë shumë lojtarë
Manchester City ka regjistruar fitoren e 19-të radhazi pas ndeshjes së djeshme ndaj Borussia Monchengladbach, ku fitoi me rezultat 2-0.
Sport
Në një deklaratë, Guardiola bëri shaka duke thënë se janë pikërisht parat ato që kanë ndikuar në suksesin e tyre, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi shumë para për të blerë lojtarë të mëdhenj”, u shpreh pas ndeshjes.
Ai tutje tha se fillimisht do të qetësohen dhe të pushojnë pak, e më pas do të mendojnë për ndeshjen e së shtunës kur do të luajnë me West Ham.
Citizens janë i vetmi ekip pa humbje në top 5 ligat evropiane në vitin 2021 dhe do të përballen me një kundërshtar të vështirë të shtunën./Lajmi.net/