Guardiola refuzon Brazilin: Jam i gatshëm të qëndrojë përgjithmonë te City

Pep Guardiola ka folur për mundësinë e marrjes së drejtimit të kombëtares së Brazilit.

Sport

09/04/2022 12:24

Spanjolli është përfolur shumë se mund të jetë zëvendësuesi i Tite te Seleçao.

Në lidhje me këtë, trajneri i Manchester Cityt është shprehur se aktualisht ka kontratë me “Citizens” dhe po mendon të qëndrojë përgjithmonë këtu.

“Unë jam ende nën kontratë këtu dhe jam shumë i lumtur. Jam duke menduar të qëndroj përgjithmonë këtu. Nuk ka vend më të mirë”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Fituesi i tripletës me Barcelonën tutje tha se do të nënshkruante kontratë me Manchester Cityn për 10 vitet e ardhshme.

“Do të nënshkruaja kontratë për 10 vitet e ardhshme, por nuk mundem. Për Brazilin tani nuk është momenti”, përfundoi ai. /Lajmi.net/