Guardiola për Gundogan: Shumë njerëz po thonë se ai mund të largohet, ndoshta ata dinë më shumë se unë

Pep Guardiola është paraqitur dje në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Aston Villan, e cila do ta përmbyll sezonin e Manchester Cityt në Premier League për këtë edicion.

Sport

21/05/2022 07:55

Ndër të tjera, spanjolli foli edhe për Ilkay Gundoganin, pasi u pyet se si është situata në raport me lojtarin.

Guardiola u përgjigj shkurtazi sa i përket lojtarit, duke thënë se ai nuk është në dijeni nëse gjermani do të largohet, transmeton lajmi.net.

“Shumë llogari në Tëitter po thonë se ai do të largohet. Unë nuk e di. Ndoshta ju dini më shumë se unë”, tha shkurtazi ai.

Gundogan ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadrën e Guardiolas, që prej ardhjes së këtij të fundit në “Etihad Stadium”. /Lajmi.net/