Guardiola: Nuk jam trajneri më i mirë në botë

Pep Guardiola ka insistuar se nuk është më trajneri më i mirë në botë, madje duke thënë se nuk e di nëse ka qenë ndonjëherë.

Sport

12/02/2020 21:48

Tekniku spanjoll ka gëzuar një karrierë të madhe në bankinë, që kur fillimisht iu besua drejtimi i Barcelonës, me të cilën skuadër fitoi të gjithë titujt e mundshëm në futboll.

Guardiola që tani drejton Manchester Cityn, është shprehur se këto suksese i kanë ardhur shkaku u drejtimit të skuadrave të mëdha, në të cilat ka pasur edhe lojtarë të mirë.

“Unë isha”, u përgjigj Guardiola kur iu tha se ndoshta ishte trajneri më i mirë në botë, përcjell lajmi.net.

“Cili është trajneri më i mirë në botë?”, Shtoi ai. “Asnjëherë nuk jam ndjerë se jam më i miri, kurrë në jetën time”.

“Kur fitova gjashtë tituj radhazi me Barcelonën dhe tripleten, kurrë nuk jam ndjerë ashtu. Kam fituar sepse kam pasur lojtarë të jashtëzakonshëm në klube të mëdha”.

“Ka trajnerë të jashtëzakonshëm, ata nuk i kanë këta lojtarë, ata nuk drejtojnë klube të mëdha. Unë jam një trajner i mirë, por jo më i miri”.

“Më jep një ekip që nuk është sikurse Manchester City, unë nuk do të fitoj”./Lajmi.net/