Guardiola ngrit në qiell De Bruynen: Ai është lojtar spektakolar
Pep Guardiola nuk ka kursyer lëvdatat për Kevin De Bruyne.
Sport
Ylli i Manchester City, De Bruyne, po vazhdon që të kënaq me paraqitjet e tij fenomenale, duke u shpallur lojtari i javës edhe këtë xhiro, tek Man City.
Mesfushori belg është padyshim një nga favoritët e Guardiolas, ky i fundit që nuk ka kursyer lëvdatat për lojtarin e tij.
“De Bruyne ishte i jashtëzakonshëm. Ai fitoi lojën për ne” ka thënë Guardiola pas përballjes me Everton, transmeton lajmi.net.
“Ai gjithmonë ka qenë i mrekullueshëm, që kur ne kemi qenë së bashku. Përkushtimi i tij është i mrekullueshëm. Ai është lojtar spektakolar” ka thënë trajneri spanjoll.
Padyshim se Kevin De Bruyne është pika kyçe e skuadrës së Manchester City. Lojtari ka tashmë shifra dyshifrore në asistime, duke u bërë lojtari i parë që nga Mesut Ozil në vitin 2015 që mbyll stinorin dimëror me shifra dyshifrore në asistime. /Lajmi.net/