Guardiola modest: Të gjitha meritat iu takojnë lojtarëve
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka dhënë disa komente pas ndeshjes ndaj Chelsea.

Sport
Manchester City fitoi me rezultat minimal 1:0, me një gol të shënuar nga Kevin De Bruyne. Kjo fitore ishte e 12-ta me radhë për Citizens.
Për suksesin e Manchester City, trajneri Pep Guardiola të gjitha meritat i la për lojtarët.
“Ata (lojtarët e Manchester City_ janë fantastikë. I lë të gjitha meritat tek ta”, ka thënë Pep Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Më 1 dhjetor ishim një pikë prapa Chelsea, tani jemi kaq larg para”, shtoi trajneri spanjoll.
Manchester City shkon në kuotën e 56 pikëve, derisa Chelsea ka mbetur me 43 pikë. /Lajmi.net/