Guardiola: Laporte nuk do të largojë të gjitha problemet tona

Pep Guardiola ka folur edhe një herë për krizën e rezultateve te Manchester City.

Sport

20/01/2020 18:01

‘Citizens’ kanë pasur sezonin më të vështirë që kur drejtohen nga Pep Guardiola, duke mbetur tashmë me 16 pikë prapa Liverpool.

Mungesa të shumta kanë ndikuar në paraqitjet e Man City. Ndër këto mungesa, vlen të përmendet edhe ajo e Aymeric Laporte.

Rikthimi i Laporte do të ishte i rëndësishëm, por sipas Pep Guardiolas, nuk do të zgjidhte të gjitha problemet.

“Nuk mund të presim që Aymeric të zgjidh të gjitha problemet tona. Pas katër ose pesë muajve ai do të ketë nevojë për kohë, kështu që nuk do të jetë gati menjëherë të bëjë gjithçka” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

Laporte ka qenë lideri i mbrojtjes së Man City, që kur kaloi aty nga Athletic Bilbao. Vendin e tij aktualisht po e mbulon Fernandinho. /Lajmi.net/