Guardiola: Kemi mposhtur kampionët
Manchester City ka mundur 4:0 Liverpoolin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të të Premierligës në ‘Etihad Stadium’.
Sport
Skuadra e Guardiolas fillimisht u bëri ‘korridorin e nderit’ kampionëve të rinj, por në fushë nuk i kurseu aspak, duke i mposhtur me katër gola diferencë.
Trajneri spanjoll pas ndeshjes, vlerësoi ekipin e Jurgen Klopp, por ishte i kënaqur edhe me performancën e lojtarëve të tij.
“Unë jam i kënaqur. Ne kemi mundur kampionët që kanë një ekip fantastik. Ju keni mundur t’i shihni në fytyrat e tyre, ata ishin të përqendruar”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.
“Kjo është arsyeja pse ata janë kampion. Ata nuk erdhën këtu për të festuar. Megjithëse kanë mundur të festojnë me birra, ata erdhën këtu dhe luajtën. Kjo është arsyeja pse kjo fitore është e rëndësishme, dhe gjithashtu e rëndësishme për përgatitjet ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve”./Lajmi.net/