Guardiola ka shpersa për Sane: Ai nuk ka refuzuar rinovimin e kontratës
Pep Guardiola ka folur lidhur me situatën e komplikuar të Leroy Sane.
Sport
Ylli gjerman i Manchester City, Sane, është një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe te kampionët e Premierligës, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm te Bayern Munich.
Anësori gjerman ishte afër transferimit në Bundesliga, por një finalizimi i marrëveshjes dështoi dhe lëndimi i tij i pësuar në ‘Community Shield’ bëri që Bayern të zbehte interesimin.
Por, bavarezët janë gati të rikthehen në garë për lojtarin. Megjithatë, Pep Guardiola beson se lojtari mund të qëndrojë, pasi ai nuk ka refuzuar një rinovim kontrate.
“Nuk kam ndonjë informatë të re, më vjen keq. Do të doja t’ua thoja, por…” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Duhet ta pyesni Txiki Begiristain. Informacioni i fundit që kisha është se kemi bërë një ofertë për të kohë më parë, dhe ai nuk ka refuzuar. Pas kësaj, nuk kam informacione të reja” shtoi spanjolli.
Leroy Sane së fundmi është kthyer për t’u stërvitur me skuadrën, dhe gjatë muajit tjetër pritet të rikthehet në fushën e blertë. /Lajmi.net/