Guardiola jep lajm të mirë për De Bruyne, ‘qetëson’ tifozët e Man City

Trajneri Pep Guardiola ka dhënë lajme të mira për tifozët e Manchester City sa i përket rikthimit të Kevin de Bruyne.

Sport

09/02/2021 23:43

Belgu padyshim që konsiderohet të jetë njëri ndër lojtarët kryesor të Citizens, derisa për momentin është i lënduar, shkruan lajmi.net.

Më 20 janar në ndeshjen ndaj Aston Villa, De Bruyne kishte pësuar një lëndim dhe supozohej se do të mungojë rreth pesë javë.

Pep Guardiola ka konfirmuar që De Bruyne tani po stërvitet vetëm, por jo me pjesën tjetër të ekipit.”Ai po ‘lëviz mirë’ dhe është duke u ndjerë mirë mbi dëmtimin e tij”, u shpreh ai.

De Bruyne mund të rikthehet në ndeshjen ndaj Arsenalit, e cila zhvillohet më 21 shkurt./Lajmi.net/