Guardiola jep lajm të hidhur për tifozët e Man Cityt

Pep Guardiola gjatë një konference ka zbuluar se Manchester City nuk do të nënshkruajë me asnjë sulmues këtë verë.

Sport

02/04/2021 14:54

‘Citizens’ duket se do të kenë një verë të ‘qetë’ në vazhdim pasi nuk do të bëjnë transferimin e ndonjë sulmuesi apo lojtari të madh, përcjell lajmi.net.

Këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili ka thënë: “Me ekonominë në futbollin botëror tani, ka më shumë mundësi që nuk do të nënshkruajmë një sulmues këtë verë”.

“Me çmimet aktuale, ne nuk do të blejmë ndonjë sulmues. Është e pamundur, nuk kemi mundësi. Të gjithë klubet po luftojnë financiarisht, edhe ne ”, është shprehur Guardiola.

Klubi i Interit duhet të qetësohet pas këtij lajmi. pasi sulmuesi i tyre kryesor, Romelu Lukaku, është lidhur me një transferim të mundshëm në ‘Etihad Stadium’./Lajmi.net/