Guardiola identifikon zëvendësuesin e Kompany

Manchester City do të përpiqet ta bind për të nënshkruar Harry Maguiren pas konfirmimit të largimit të Vincent Kompany

Sport

20/05/2019 08:42

Sportsmail kupton se Maguire është zgjedhja e parë e Pep Guardiolas për të zëvendësuar Kompanyn dhe trajneri i Cityit, madje iu afrua mbrojtësit të Leicester në fushë në ‘Etihad’ për të shprehur admirimin e tij.

Burimet thonë se Guardiola ka ndryshuar qëndrim për Maguiren pas fitores 1-0 të Cityt më parë këtë muaj dhe ka mbetur pa fjalë nga përformanca e tij, transmeton lajmi.net.

Leicester nuk dëshiron të shesë Maguiren, i cili nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me klubin shtatorin e kaluar pas një Kupe Botërore mbresëlënëse dhe pas një interesi nga Manchester United.

Brendan Rodgers e vlerëson lartë 26-vjeçarin dhe Leicester është klub që i mban lojtarët. Përshembull, Riyad Mahrez u largua vetëm kur klubi ishte i gatshëm ta shiste për një marrëveshje rekord prej 60 milionë funte.

Ndërkohë që nuk ka pasur diskutime të brendshme për këtë çështje, por besohet se City do të duhet të ofrojë një shumë më të madhe parash për të marrë Maguiren. Kostoja mund të duhet të eklipsojë çmimin prej 75 milionë funte të Liverpool që pagoi Virgil Van Dijk, duke pasur parasysh moshën dhe kombësinë e Maguire. /Lajmi.net/