Guardiola flet për herë të parë për spekulimet që e lidhin Messin me Man City

Pep Guardiola ka rikonfirmuar dëshirën e tij për të parë Lionel Messin të mbetet te Barcelona, me trajnerin e Manchester Cityt që refuzuar të përfshihet në spekulimet që e lidhin me një bashkim me argjentinasin në Angli.

Sport

07/07/2020 16:10

Spekulimet në lidhje me një largim të Messit nga Barcelona janë shfaqur sërish ditëve të fundit.

Messi është në mesin e lojtarëve më besnik te Barcelona ndër vite, megjithatë raportet e fundit sugjerojnë se ai edhe mund të ndryshojë mjedis.

33 vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit të ardhshëm, dhe një larg falas mund të ndodh.

“Nuk dua të flas për transferime deri në fund të sezonit”, ka deklaruar Guardiola, kur është pyetur për spekulimet në lidhje me Messin, përcjell lajmi.net.

“Dëshira ime është që Messi të qëndrojë te Barcelona”./Lajmi.net/