Guardiola flet për gjendjen e Sterling – lojtari në dyshim për ndeshjen kundër Real Madrid

Tifozët e Real Madrid kanë marrë disa sinjale pozitive para përballjes me Manchester City, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

07/02/2020 16:45

Shorti i tërhequr për 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve ka vendosur përballë njëra tjetrës skuadrat e Manchester City dhe Real Madrid.

Para duelit të parë, ‘Citizens’ po hasin në telashe, pasi ylli i skuadrës angleze, Raheem Sterling, po përballet me një dëmtim.

Lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe Pep Guardiola, i cili ka thënë se Sterling është në dyshim për ndeshjen kundër ‘Los Blancos’.

“Sigurisht se duhet kaluar disa javë, por ne do të shohim para Leicester, Madrid dhe pjesën e mbetur të lojëve. Nuk e di momentalisht”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Është një problem. Lëndimet janë gjithmonë probleme, por është si është” ka shtuar trajneri spanjoll.

Mungesa e Sterling do ta linte Guardiolan me pak mundësi për zgjedhje, duke pasur parasysh se edhe Leroy Sane akoma po rikuperohet nga lëndimi. /Lajmi.net/