Guardiola e konfirmon sërish: Bernardo do të qëndrojë në Man City

Pep Guardiola ka folur sërish në lidhje me të ardhmen e Bernardo Silvas. E ardhmja e Bernardos ka qenë temë diskutimi këtë merkato. Me Barcelonën si pretendente kryesore për të marrë shërbimet e portugezit. Por, është trajneri i ‘Citizens’ që vazhdon të konfirmojë që Bernardo Silva nuk do largohet, pasi është një lojtar kyç. “Bernardo…

Sport

29/08/2022 08:13

Pep Guardiola ka folur sërish në lidhje me të ardhmen e Bernardo Silvas.

E ardhmja e Bernardos ka qenë temë diskutimi këtë merkato.

Me Barcelonën si pretendente kryesore për të marrë shërbimet e portugezit.

Por, është trajneri i ‘Citizens’ që vazhdon të konfirmojë që Bernardo Silva nuk do largohet, pasi është një lojtar kyç.

“Bernardo Silva do të qëndrojë në Manchester City – kam qenë i qartë.

Ai është i pazëvendësueshëm me shumë gjëra për ne. Ai është kaq i rëndësishëm Bernardo, sa mund të luajë në tre, katër ose pesë pozicione”, u shpreh Pep.

Interesim për portugezin kanë shfaqur edhe Paris Saint Germain, por lojtari duket i lumtur në ‘Etihad’./Lajmi.net/