”Guardiola duhet të pendohet që nuk e bleu Van Dijk”

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness thotë se menaxheri i Manchester Cityt Pep Guardiola do të pendohet që nuk nënshkroi me Virgil van Dijk kur ai pati rastin.

Sport

02/02/2020 10:05

Dy vite më parë, Reds arritën të siguronin shërbimet e holandezit duke paguar 85 milionë euro për të – që po del të jetë një nga transferimet më të mira të klubit.

Dhe Souness beson se nëse trajneri i Cityt Guardiola do të kishte kohë përsëri, ai do të siguronte që mbrojtësi të mos i shpëtonte kthetrave të tij, transmeton lajmi.net.

“Nëse Guardiola mund të kthejë orën dy vjet më parë, në dritaren e transferimit të janarit të vitit 2018, ai do të paguante bonuse për të nënshkruar me Virgil van Dijk”.

”Unë thashë në atë kohë ishte një mendjemadhësi, por e pranoj se kam gabuar”, i tha ish-mesfushori i Liverpool. /Lajmi.net/