Guardiola: Do t’i doja 1000 Dante në skuadrën time!

Fitoren që skuadra e Bayernit e shënoi kundër Dortmundit, Guardiola dëshiron që t’ia dedikojë lojtarit të tij, brazilianit, Dante, duke thënë se do dëshironte që të kishte 1000 lojtarë në klubin e tij.

Sport

04/04/2015 23:33

Guardiola ka mbetur i fascionuar me paraqitjen e Dantes në fitoren e madhe të Bayernit kundër Dortmundit.

“Unë dua të urojë lojtarët e mi dhe këtë fitore t’ia dedikojë Dantes. Ai nuk ka luajtur shumë kohëve të fundit, por sot ishte i shkëlqyer”.

“Ai është tmerrësisht i rëndësishëm për ne. Do të doja të kisha 1000 Dante në skuadrën time”, përfundoi Guardiola fjalët e tij në konferencë për shtyp pas fitores ndaj Dortmundit.