Guardiola: Do quhesha dështak nëse nuk do ta arrijë këtë gjë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola vlerëson se do të quhet dështak nëse ai nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.
Sport
“Vitin e kaluar e patëm një sezon të jashtëzakonshëm, ama njerëzit thonë ‘por ti nuk e ke fituar Ligën e Kampionëve”, tha Guardiola.
Për këtë arsyeje unë do të gjykohem si dështim në këtë klub, nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve as në periudhën time të fundit këtu. E di këtë”, shtoi ai.
City nuk ka arritur asnjëherë të shkojë më larg se çerekfinalja në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Guardiolës dhe janë eliminuar nga Monaco, Liverpooli dhe Tottenhami në tri sezonet e fundit. /Lajmi.net/