Guardiola, Blanc e Ancelotti qeshin me Mourinhon (Foto)
Jose Mourinho është shndërruar në cak të shakave në rrjetet sociale, pas eliminimit të Chelseas nga Liga e Kampionëve.
Sport
Chelsea barazoi 2:2 në Stamford Bridge me Paris Saint-Germain dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.
Andaj, dështimi i Blues e ka shndërruar menaxherin Jose Mourinho në cak të shakave në rrjetet sociale.
Në një fotografi shihen Pep Guardiola, Laurent Blanc e Carlo Ancelotti në tren duke qeshur me Mourinhon që është jashtë tij.
Po ashtu, në një tjetër montazh, shihet autobusi i thyer i Mourinhos, kurse në fund ai ngushëllohet nga David Luiz.