Guardiola beson te suksesi i Barcës me Valverden

Pep Guardiola ka treguar edhe njëherë mbështetjen e tij për trajnerin e Barcelonës Ernesto Valverde.

Sport

03/06/2019 09:16

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka bërë të qartë se Valverde do të vazhdojë në rolin e tij pavarësisht nga një fund zhgënjyes këtë sezon.

“Larg nga miqësia e madhe që kemi, Ernesto është spektakular”, tha trajneri i Manchester Cityt në ndeshjen e basketbollit mes Manresës dhe Real Madridit të dielën, transmeton lajmi.net.

“Ai ka bërë një punë shumë të mirë. Sigurisht humbi Ligën e Kampionëve, por ne të gjithë e bëmë”.

”Ai është përgjegjës i një skuadre që ka fituar dy La Liga me radhë dhe luan futboll të mirë, jam i lumtur që qëndron “.

”Barcelona vazhdon të jetë besnik ndaj stilit të tij”, deklaroi spanjolli.

Barca sivjet u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpool, ndërsa pësoi edhe në finalen e Kupës së Mbretit nga Valencias dhe mbeti me vetëm një titull të fituar – atë të La Liga-s. /Lajmi.net/