Guardiola arrin një finale tjetër me Man Cityn, eleminojnë Man United

Pas një super ndeshje të zhvilluar, Pep Guardiola së bashku me skuadrën e tij arrijnë që ta mposhtin Manchester United.

Sport

06/01/2021 22:36

Manchester City kaloi në epërsi me golin e Stones 50’ dhe më pas edhe Fernandinho shënoi në minutën e 83-të për ta dyfishuar rezultatin.

Citizens me këtë fitore janë në finalen e Kupës së EFL-së, ku do të ndeshën me Tottenham.

Një duel mes Pep Guardiola dhe Jose Mourinho në finale është e mirëseardhur për gjithë tifozët e futbollit./Lajmi.net/