Grupe të lidhura me Trump po shpenzojë miliona kundër të drejtave të femrave dhe komunitetit LGBT në Evropë

Këto investigime i bëri faqja “OpenDemocracy” dhe gjeti se këto grupe kanë shpenzuar rreth 88 milionë në aktivitetet e tyre.

Bota

28/10/2020 10:40

“OpenDemocracy” erdhi në përfundim se rreth 28 grupe deri më tani po i bëjnë këto fushata kundër të drejtave të femrave dhe komunitetit LGBT në mbarë Evropën, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.

Grupet të gjithë janë mbështetës së krahut të djathtë dhe të Trump, dhe janë duke krijuar zona “larg LGBT”, pra, zona ku ata nuk lejohen.

Ata gjithashtu po mbrojnë zyrtarët qeveritarë polak, të cilët vendosën ligjin kundër abortit.

Grupet mbështesin gjithashtu ndalimin e adoptimit për qiftet e gjinisë së njëjtë ne Austri.

Ata kanë financuar kampanjat në Afrikë që mbështesin penalizmin me vdekjen për personat homoseksual.

Është gjithashtu e njohur se njëri prej këtyre grupeve vazhdon të bëjë thirrje për ndalimin e divorcit me ligj.

Situata pandemike po përdoret nga këto grupe, duke ofruar fonde për shtetet që pajtohen me thirrjet e tyre për ndalimin e të drejtave parësore njerëzore. /Lajmi.net/