Gruevski organizon “kundërprotestë” pë të mbajtur pushtetin
Partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe aleatët e saj sonte janë në protestën me moton “Maqedonia e fuqishme”, porosia e së cilës është se Nikolla Gruevski nuk tërhiqet nga pushteti dhe posti i kryeministrit.

Lajme
Mijëra qytetarë kanë udhëtuar drejt Shkupit në mënyrë të organizuar për të marrë pjesë në mitingun e sontëm që filloi në orën 20:00. Partia në pushtet është përkujdesur për masivitet dhe me synim që të tejkalohet shifra e protestuesve të djeshëm të opozitës.
“Këtu po shoh vetëm njerëz dhe jo anëtarë të partive politike dhe persona të dëgjueshëm. Këtu takohen qytetarët, kurse para Kuvendit personat e dëgjueshëm partiak. Mblidhen na kafaz. U mblodhën në kafaz sikur një turmë delesh. Këtu ka qytetarë, kurse para Kuvendit mblidhen anëtarë të partive dhe nënshkruhen në listë që të mos ikin. Këtu jemi nga të gjitha kombësitë, kurse atje vetëm anëtarë të partive dhe të dëgjueshëm”, tha Stevo Pendarovski në fjalimin e tij para protestuesve të opozitës, që po mbahet para qeverisë së Maqedonisë, transmeton “Zhurnal”.