Gruda sfidon qeverinë: “Ku tjetër në botë miratimi i amendamenteve kushtetuese bëhet pas një dekade?”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda, ka sfiduar kabinetin qeveritar gjatë një fjalimi në foltoren e Kuvendit lidhur me procedurën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Gruda ka kërkuar nga qeveria dhe juristët të tregojnë një rast tjetër në botë ku kontrolli paraprak i…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda, ka sfiduar kabinetin qeveritar gjatë një fjalimi në foltoren e Kuvendit lidhur me procedurën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
Gruda ka kërkuar nga qeveria dhe juristët të tregojnë një rast tjetër në botë ku kontrolli paraprak i amendamenteve kushtetuese bëhet tani, ndërsa miratimi ndodh pas një periudhe prej një dekade, transmeton lajmi.net.
“E sfidojë cdo kënd prej kabinetit qeveritar, prej juristëve që na shikojnë nëse gjejnë një vend në të cilin kontrolli paraprak i amendamenteve kushtetuese sic është në rastin tonë, bëhet sot dhe miratimi thirret të bëhet pas një dekade e tutje, unë nuk dalë ma me fol në këtë Kuvend për ligj”, tha Gruda.
Në përfundim, Gruda iu drejtua kryetares së Kuvendit për vonesën e procedurës: ai pyeti pse pas 14 vjetësh po dërgohen këto amendamente, ndërsa kryetarja e Kuvendit i kërkoi që adresimin ta bëjë tek qytetarët dhe jo tek ajo./lajmi.net/