Gruas që i rriten “qerpik” në dhëmbë për shkak të gjendjes së rrallë shëndetësore

Një gruas kanë filluar ti rriten qimet në formë qërpikësh në gojë, për shkak të një çrregullimi të rrallë shëndetësor.

Fun

05/02/2020 18:28

Sipas studimit të rastit të saj, botuar në Kirurgjinë Orale, Mjekësinë Orale, Patologjinë Orale dhe Radiologjinë Orale, gruaja për herë të parë zbuloi qime të vogla në mishrat e dhoma në vitin 2009, kur ishte 19 vjeç, transmeton lajmi.net.

Mjekët e diagnostikuan atë me sindromën e vezores policistike (PCOS), dhe e trajtuan atë me operacion oral, si dhe pilula të kontrollit të lindjes.

Ndonëse fillimisht qimet pushuan së rrituri, gjashtë vjet më vonë ajo u kthye në klinikë, përsëri me qime në mishrat e dhëmbëve.

Ajo zbuloi se kishte ndaluar marrjen e pilulave të kontrollit të lindjes, dhe si rezultat kishte filluar t’i rriteshin qimet jo vetëm në mishrat e dhëmbëve, por edhe në mjekër dhe qafë.

Rritja e qimeve përgjatë përjetimit të gjendjes së apostrofuar është mjaft e zakonshme, sipas NHS. /Lajmi.net/