Gruas iu ndalua për tërë jetën të mbajë kafshë, ja ku i mbante ato

Një grua që jetonte në skamje u ndalua të mbajë kafshë për tërë jetën pasi katër macet u gjetën të vdekur në shtëpinë e saj.

Fun

13/11/2018 23:57

Nicola Lissimore, nga Wolverhampton, West Midlands, e mbajti shtëpinë e saj në një gjendje kaq të keqe sa që pleshtat u gjetën duke kërcyer në derën e përparme dhe grumbuj të jashtëqitjeve po bllokonin derën e pasme, transmeton lajmi.net.

Përveç katër macet e vdekura që gjenden në pronën e saj, dhjetë të tjera u gjetën të gjallë, por në gjendje të dobët shëndetësore, shumë prej të cilave vuanin nga dehidrimi dhe gjendje të tjera mjekësore.

Lissimore u deklarua fajtore për dy vepra ndaj mirëqenies se kafshëve kur ajo u paraqit para Gjykatës në Birmingham të premten.

Kafshët mësohej se nuk kishin qasje në pjesën e jashtme, si pasojë e mbeturinave./Lajmi.net/