Gruas iu desh ta heqë një pjesë të stomakut, kamarieri i dha azot për të pirë

Një grua nga Florida është duke hedhur në gjyq një hotel pasi ajo piu azot të lëngshëm, të cilin ia vendosi një kamarier në gotë me ujë.

Fun

14/10/2019 16:58

Si rrjedhojë, ajo u detyrua të hiqte fshikëzën e tëmthit dhe një pjesë të stomakut të saj, transmeton lajmi.net.

Stacey Wagers, 45 vjeç dhe një shoqe po festonin ditëlindjen me një darkë në restorantin Maritana Grille në Florida të SHBA-ve, të cilës iu desh të nxitonte për në spital.

Wagers i tha NBC News se ajo dhe shoqja e saj sapo kishin mbaruar së ngrëni, kur panë një kamerier duke derdhur një lëng mbi një ëmbëlsirë që e bëri atë të shfaqte ‘tym’ në një tryezë afër.

Wagers tha që shoqja e saj i tha kamerierit se efekti i tymosjes dukej i lezetshëm, por ajo që ai derdhi doli të ishte azot i lëngshëm.

Avokati i saj, Adam Brum, tha për NBC News se Wagers ka humbur më shumë se 11 kilogramë si rezultat i incidentit dhe pritet të ketë probleme afatgjata të tretjes.

Procedimi gjyqësor i Wagers deklaroi se ajo po padit hotelin, po ashtu edhe drejtorin e ushqimit dhe pijeve me më shumë se 15,000 dollarë secilin. /Lajmi.net/