Gruaja shokohet kur sheh pitonin duke mbërthyer miun në guaskën e tualetit

Pitoni mund të shihet duke shtrënguar fort një mi, në guaskën e tualetit të një shtëpie.

Fun

13/10/2019 17:36

Një grua u frikësua “për vdekje” kur pa një piton duke mbërthyer një mi në guaskën e tualetit të shtëpisë së saj, transmeton lajmi.net.

Jane Engler, 35-vjeçare, nga Queensland i Australisë, u tmerrua kur pa një gjë të tillë mëngjesin e së shtunës.

Fotografitë tronditëse tregojnë gjarprin tropikal në prani të ulëses së tualetit.

Kapësit e gjarprinjve reaguan menjëherë pas kësaj, të cilët arritën ta nxjerrën gjarprin nga guaska.

Ata besojnë se ai arriti në banjë, pasi ndoqi prenë e tij përmes tubave të futur nën shtëpi. /Lajmi.net/