Gruaja që theu rekordin duke lindur tetënjakë, ja si duken ata pas 10 vitesh

Dhjetë vite më parë, Nadya Suleman theu rekord duke lindur tetënjakë.

Fun

04/02/2019 17:36

Asnjëherë më parë s’kishin lindur kaq shumë foshnje, të cilat mbijetonin më pas. Nadja Suleman, e quajtur “okto-nëna”, u bë shpejt pjesë mediatike, transmeton lajmi.net.

Ajo thuhet se është përpjekur të shesë videon e lindjes së saj për një milion dollarë, u përpoq të patentonte emrin “okto-nënë” dhe thuhet se kishte kirurgji plastike për ta bërë atë të duket si një kopje e Angelia Jolie.

Sido që të jetë, ato mbesin vetëm akuza. Ndërkaq, ajo pas 10 vitesh ka publikuar një fotografi me tetënjakët të saj, të cilët duken në gjendje të mirë shëndetësore, si dhe mjaft të lumtur pranë nënës. /Lajmi.net/