Gruaja që përdori kredit kartelën e mikes për të shkuar në Ibiza

Një mësuese është shpallur fajtore për vjedhjen e afro 40 mijë eurove nga një prej klientëve të saj për të paguar shitësit e drogës dhe për të blerë biletën për pushime.

Fun

23/07/2019 08:04

Rhiann Keys, 35 vjeç, nga West Hampstead, në veri të Londrës, përdori një nga kartat e kreditit të studentes për të blerë 24 ‘iPhone’, biletë në Ibiza dhe një vit sigurimi i makinës, transmeton lajmi.net.

Keys u arrestua më 13 qershor të vitit të kaluar, kur policia gjeti një email në telefonin e saj duke thënë se ajo kishte filluar të merrte paratë për të paguar borxhet e drogës.

Ajo u dënua për dy mashtrime të bëra dhe iu dha një paraburgim paraprak.

Në total, siç bëhet e ditur nga mediet britaneze, gruaja ia shpenzoi afro 40 mijë euro.

Studentja mësohet të ketë qenë tejët e afërt me mësuesen. /Lajmi.net/