Gruaja që ka ndërruar burra: Të pasurit janë të dobët në shtrat

Thonë se paratë nuk mund ta blejnë dashurinë. E këtë më së miri e dëshmon Jana Hocking.

Lifestyle

28/06/2020 21:36

Gruaja 34-vjeçare thotë se burrat e pasur janë “të dobët në seks”, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

Përgjatë një shkrimi, autorja pranoi se kishte dalë në takim me “burra me stabilitet financar”, duke iu referuar një rasti konkret: me një burrë “që kishte shtëpi të mrekullueshme” dhe “një Range Rover të bukur”.

Përkundër të gjitha të mirave që ia kishte ofruar, pas përvojash të shumta me burrat e pasur, ajo vendosi, sipas saj, të hiqte dorë nga “jeta e rehatshme”.

Përkundër se nuk ka stabilitet financiar, Hocking shprehet se “është e lumtur për vendimin që ka marrë”. /Lajmi.net/