Gruaja që humbi 82 kilogramë, pasi hoqi dorë nga ky ves

Një grua humbi 82 kilogramë, pasi hoqi dorë nga një varësi - ngrënia e ushqimit të shpejtë.

Fun

07/02/2019 21:25

Pesha e saj maksimale arrinte në 170 kilogramë. Ajo vizitonte në atë periudhë 5 vende të ndryshme që servonin ushqime të shpejta, për vetëm një vakt ushqimor, transmeton lajmi.net.

Alysha merrte më shumë se 2.000 kalori në vetëm një vakt ushqimor. Si pasojë e peshës së rëndë, ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe me mezi dilte jashtë.

Kështu që ajo vendosi t’i futej palestrës, e cila në gërshetim me heqjen dorë nga varësia e ngrënies së ushqimeve të shpejta, bëri që ajo të humbas 82 kilogramë.

Gruaja shpreson që përmes historisë së saj, të nxit dhe vetëdijësojë edhe personat e tjerë që vuajnë nga mbipesha që të luftojnë atë që quhet obezitet.

Obeziteti aktualisht llogaritet si një ndër vrasësit kryesor të njerëzve në mbarë globin. /Lajmi.net/