Gruaja që hodhi alkool në fustan të martesës dhe e vëri në zjarr, për ta festuar divorcin

Një grua vendosi të realizojë një set fotografik duke "djegur fustanin e martesës" për ta festuar shkurorëzimin me ish-burrin e saj.

Fun

12/06/2019 20:48

Alexandria Taschwer, 27 vjeçe, menaxhere e shitjes nga Louisville, Ohio, në bashkëpunim me fotografin Tarah R. Hamilton, mundësuan një set fotografik të djegies së fustanit të martesës së kësaj të parës, për të treguar fundin e martesës së saj dhe për të festuar fillimin e një jete të re, transmeton lajmi.net.

Alex u fejua me ish-bashkëshortin e saj në tetor 2011, pasi zbuloi se ishin shtatzënë me fëmijën e tyre të parë Abri, i cili ka lindur në korrik 2012. Çifti u martua më 29 shtator të vitit 2012.

“Më 2014-ën, ndërsa isha shtatzënë, martesa jonë filloi të përkeqësohej. Ne ziheshim tërë kohën dhe gjërat filluan të anojnë kah dhuna”, deklaroi Alex.

Tutje, nëna e katër fëmijëve bëri të ditur se ish-burri i saj u shfaq i dhunshëm ndaj saj, duke e rrahur atë në vazhdimësi.

Sidoqoftë, këto janë fotografitë e mundësuara nga seti fotografik, që po bën bujë në rrjete sociale. /Lajmi.net/