Gruaja përkrahë Haxhi Krasniqin: E meritove fitoren

Edhe pse ishte favorit, Haxhi Robin Krasniqi është mposhtur nga Stefan Hartel në duelin e zhvilluar për titullin e kampionit evropian, në kategorinë e mesme.

Sport

12/05/2019 19:47

Haxhi Krasniqi e humb titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU), dhe tashmë ‘rripi’ i takon Hartel.

Gjermani tashmë fiton 18 nga 19 ndeshjet profesioniste, ndërsa Krasniqi pëson humbjen e pestë, derisa ka 49 fitore, përcjell lajmi.net.

Gruaja e boksierit kosovar, Heidi Krasniqi ka reaguar pas meçit të mbrëmshëm.

Ajo është shprehur e bindur se burri i saj e meritoi fitoren, pavarësisht rezultatit në fund.

“Ishe i mrekullueshëm. Gjithë profesionistët e boksit nuk ranë dakord për rezultat e djeshme. Ke qenë shumë më i mirë dhe kjo është ajo që u pa. Mundësia e vetme që ka qenë për ty me fituar ka qen me K.O sepse fitoret me pika nuk janë gjithmonë ni vlerësim korrekt dhe i sinqertë. Çfarëdo që të jetë, Robini do të kthehet shumë shpejt”, ka shkruar ajo në Instagram. /Lajmi.net/