Gruaja nuk mundi ta zë trenin, tenton ta ndalojë me këmbë

Një grua shkaktoi shqetësime për stafin hekurudhor dhe pasagjerët kur tentoi të ndalonte një tren të shpejt që po largohej nga stacioni.

Fun

16/07/2019 15:15

Ngjarja ka ndodhur në Kinën Jugore. Gruaja 30-vjeçare, e quajtur Wang, po udhëtonte me vëllaun dhe mikun e saj kur grupit i iku treni, sipas medieve lokale, transmeton lajmi.net.

Pasi u hodh në shina, gruaja filloi të vraponte dhe të bërtiste që ngasësit e trenit t’ia hapnin derën.

Gruaja është filmuar duke iu lutur stafit të stacionit, duke thënë se ajo duhet të marrë trenin e fundit të lidhur me Changsha në mënyrë që të arrijë në punë në kohë.

Ndiqini pamjet më poshtë. /Lajmi.net/