Gruaja ndan videon emocionale të betejës 5-vjeçare me infertilitetin

Një grua që regjistroi fshehurazi video vetës gjatë betejës së saj pesëvjeçare me infertilitetin, ka lëshuar klipet emocionale për t'i dhënë të tjerëve shpresë pasi më në fund lindi.

Fun

05/03/2019 12:11

Kayleigh Evans, 27 vjeçe, një punëtore klinike nga Birkenhead, Wirral, provoi  ‘mijëra’ teste të shtatzënisë gjatë tentimit që të jetë shtatzënë me burrin e saj, Lee, 28 vjeç, dhe zhgënjimi i vazhdueshëm i mori anën asaj, transmeton lajmi.net.

Mjekët nuk mund të gjenin ndonjë shkak pas paaftësisë së çiftit për të konceptuar dhe i këshilluan që të humbnin peshën, me çiftin që humbnin 38 kilogramë asokohe.

Ajo filloi fshehurazi të incizonte videot në ditët e saj më të këqija, në një përpjekje për ta larguar dhimbjen nga gjoksi.

Sido që të jetë, ajo pas 5 vitesh sfidë arriti që përfundimisht të bëhej me një fëmijë, gjinia e së cilit është vajzë. /Lajmi.net/