Gruaja më me fat në botë, fiton lotarinë 30 herë brenda ditës

Një person kur arrinë ta fitojë llogarinë konsiderohet me fat, megjithatë, Deborah Brown, duket se posedon recetën e fatit.

Fun

14/03/2019 16:37

Gruaja në fjalë arriti ta fitonte lotarinë 30 herë brenda një dite, njoftoi NBC News, transmeton lajmi.net.

Ajo bleu 30 bileta me kombinimin e numrit fitues 1-0-3-1. Shuma që fitoi në total Brown është 150 mijë dollarë.

Për çdo biletë, ajo arriti të fitonte 5 mijë dollarë.

Shanset për të kombinuar të katërt numrat në këtë mënyrë janë një në 10 mijë , sipas ‘Virginia Lottery’, lotaria në të cilën fitoi paratë Deborah me fat. /Lajmi.net/