Gruaja mbushë 107-vjeç, thotë se sekreti i jetëgjatësisë është të mos martoheni kurrë

Një grua që festoi ditëlindjen e saj të 107-të mërkurën, ndau sekretin për jetëgjatësi: të qëndrojë beqare.

Fun

01/08/2019 09:05

Louise Jean Signore, e cila jeton në Bronx të Nju Jorkut, mban një dietë të shëndetshme dhe ushtron rregullisht, transmeton lajmi.net.

Por ajo beson se arsyeja e vërtetë pse ajo ka gëzuar më shumë se një shekull është sepse nuk u martua asnjëherë.

“Motra ime uron që të mos martohem kurrë. Mendoj se ky është sekreti i jetëgjatësisë sime”, potencoi 107-vjeçare.

Motra e Louise është 102-vjeç, kështu që jetëgjatësia mund të rrjedhë nga gjenetika.

Pleqëria nuk ka qenë e lehtë për 107-vjeçaren. Ajo është e verbër, ka kapërcyer së fundmi pneumoninë dhe në moshën 103-vjeçari i mbijetoi një sulmi dhe një plaçkitjeje në apartamentin e saj.

Forca e saj është frymëzuese! /Lajmi.net/