Gruaja lind binjakë dy herë në të njëjtin vit

Për 25-vjeçaren, Alexzandria Wolliston, 2019-a ishte një vit mjaft tërheqës.

Fun

09/01/2020 23:44

Në fakt, më 13 mars, ajo lindi binjakët Malachi dhe Mark, dhe më 27 dhjetor, ajo solli edhe binjakët, djemtë Kaylen dhe Kayleb, në botë.

Tingëllon e pamundur, apo jo?

Kjo nënë e re është dëshmi se është e mundur. Megjithëse, mjekët pajtohen që shanset për të lindur dy palë binjakë në të njëjtin vit janë më pak se shanset për të fituar lotarinë.

Alexzandria, e cila përveç katër djemve të saj, është nëna dhe vajza e Ar’Mani, dy vjeç, pranon se nuk ka planifikuar të ketë më shumë fëmijë pas binjakëve të parë.

Kjo është arsyeja pse rezultati i ultrazërit në qershor, në të cilin ajo mësoi se ishte përsëri shtatzënë dhe përsëri po mbante binjakë, e gjeti plotësisht të papërgatitur, transmeton KosovaPress.

YouTube player