Gruaja goditet nga makina, ia “fluturon” karrocën e fëmijëve me foshnjën në të

Një grua është incizuar duke u goditur nga një makinë, derisa po shtynte karrocën e fëmijëve me foshnjën e saj tre-muajshe në Ukrainë.

Fun

10/02/2020 17:14

Pamjet e filmuara në një vendkalim për këmbësor treguan shoferin e një makine të tipit ‘ZAZ Slavuta’ duke u përplasur në karrocë fëmijësh në qytetin e Energodar të premten e kaluar, transmeton lajmi.net.

Foshnja u nxitua në një njësi të kujdesit intensiv, ku mjekët thanë se ishte një mrekulli që kishte mbijetuar.

Shoferi u arrestua dhe u gjet se kishte shkelur kufirin e alkoolit dhe mund të përballet me tre vjet burg. /Lajmi.net/