Gruaja e Xhakës: Granitin nuk e zë gjumi kur humbet Arsenali

Gruaja e Granit Xhakës, Leonita, ka folur për bashkëshortin e saj në dokumentarin kushtuar skuadrës së Arsenalit “All or Nothing” Sipas saj, mesfushorin nuk e zë gjumi pas ndonjë humbje, transmeton lajmi.net. “Kur ata humbasin një ndeshje dhe ai kthehet në shtëpi, ështëm e të vërtetë i mërzitur”, tregon Leonita në dokumentar “All or Nothing”.…

Sport

11/08/2022 11:30

Gruaja e Granit Xhakës, Leonita, ka folur për bashkëshortin e saj në dokumentarin kushtuar skuadrës së Arsenalit “All or Nothing”

Sipas saj, mesfushorin nuk e zë gjumi pas ndonjë humbje, transmeton lajmi.net.

“Kur ata humbasin një ndeshje dhe ai kthehet në shtëpi, ështëm e të vërtetë i mërzitur”, tregon Leonita në dokumentar “All or Nothing”.

“Unë përpiqem të flas pak me të dhe t’i them se ndeshja e ardhshme do të shkojë më mirë. Por… ai nuk fle gjumë gjithë natën kur ata humbasin”, përfundoi ajo.

Siç dihet, tashmë kanë filluar të transmetohen epizodat e dokumentarit e cili këtë vit iu dedikua skuadrës së Arsenalit. /Lajmi.net/