Gruaja e teshtin unazën që i kishte ngelur në hundë 12 vite

Një vajzë 20-vjeçare është ribashkuar me unazën e saj të humbur 12 vjet më parë pas një teshtime.

Fun

28/01/2019 19:14

Abigail Thompson, 20 vjeçe,, një terapiste e bukurisë nga West Yorkshire, pa unazën e artë që shkëlqente në shami të saj pasi teshtiu, transmeton lajmi.net.

Zonja Thompson humbi unazën, e cila ishte dhuratë nga nëna e saj, në vitin 2007 pak pas ditëlindjes së saj të tetë.

Zonja Thompson shprehu tronditjen që pësoi kur unaza e artë më në fund fluturoi jashtë hundës gjatë një teshtitjeje të fortë.

“Ndjeva një ndjesi të mprehtë, por nuk më shkonte ndërmend të kisha ndonjë gjë në hundë”, deklaroi Thompson.

“Pastaj, teshtiva fortë dhe ja ku doli unaza!”, përfundoi ajo. /Lajmi.net/