Gruaja e mbuluar rreh shitësen

Një grua në Gjermani përfundoi e dhunuar pasi shiste të brendshme për femrat myslimane.

Fun

06/09/2017 22:21

Rania Abu El-A ka hapur një dyqan në Berlin, ku shet të brendshme, që njihen ndryshe edhe si ‘bikini-Sharia’.

Por krejt papritur në dyqanin e 40-vjeçares ka hyrë një grua e mbuluar plotësisht.

40-vjeçarja me origjinë nga Egjipti tregon për gazetën Bild: “Nisi të më shante, duke më thënë kurvë. Fliste gjermanisht dhe arabisht. Donte që të hiqja gjërat nga vitrina. Më tha se shamia dhe mbathjet nuk shkojnë së bashku në besimin islam. Më tha se është mëkat”.

Pasi ajo nuk pranoi, pak minuta më vonë në dyqan mbërriti gruaja e mbuluar së bashku me dy persona.

Atë nisën ta dhunojnë egjiptianen, duke i shkaktuar plagë në gjoks, në krahë dhe në kokë.

Gjatë sulmit, ajo shtypi butonin e alarmit.

Megjithatë kur mbërritën autoritetet, dhunuesit ishin larguar.

Tashmë policia ka nisur hetimet. /Lajmi.net/