Gruaja e Agim Ramadanit me fjalë të ndjera për të: Ti s’u ktheve shtigjeve ku të prisja, ike, fluturove  në liri

Sot shënohet 26 vjetori i rënies në altarin e lirisë të heroit Agim Ramadanit. Në këtë datë të shënuar për të ka shkruar edhe bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani. Ajo e përkujtoi Agim Ramadanin përmes një dedikimi të bërë në Facebook. Postimi i plotë: Gurëve e gurrave që nga ëndrrat i njihje u ngjite me…

Lajme

09/04/2025 10:12

Sot shënohet 26 vjetori i rënies në altarin e lirisë të heroit Agim Ramadanit.

Në këtë datë të shënuar për të ka shkruar edhe bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani.

Ajo e përkujtoi Agim Ramadanin përmes një dedikimi të bërë në Facebook.

Postimi i plotë:

Gurëve e gurrave që nga ëndrrat i njihje u ngjite me dashuri!  Në  secilin lis nji ëndërr e vare,  e shkurreve i fshehe kujtimet e buzëqeshjes që ta dridhnin zemrën! Çdo mëngjes me copë dielli acarin shkrive e me hukamen e zemres mjegullnajën fshive nga ëndrrat që lindnin dritën! Me sy puthe kreshtat e majave e me  plumba lirinë  pikturove në trupa ujqësh që coptonin veten mes presë së premtuar! Duart më ngrinë bashkë me lulet e ruajtura për ty i miri im! Ti su ktheve shtigjeve ku të prisja, ike, fluturove  në liri!./Lajmi.net/