Gropa gjigante gëlltit një veturë me njerëzit brenda (Video)

Një gropë gjigante gëlltiti një veturë brenda së cilës ishte një çift së bashku me  djalin e tyre dy vjeçar.

Bota

06/02/2016 23:52

Pamjet shfaqin momentin kur vetura bie poshtë, teksa kalimtarët ndihmonin gruan dhe burrin për të dalë nga aty.

Tre personat, Edgar Olando Bartolo Slva, Mairsol Mercedes Gutierrez Sichha dhe djali i tyre shpëtuan të pa lënduar, transmeton lajmi.net.

Ata u dërguan në spital si masë paraprake. Ngjarja ka ndodhur të enjten në Trujillo, në Perun veriperëndimore.

Besohet se gropa ishte rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që goditet qytetin në ditët e fundit, duke shkaktuar përmbytje./lajmi.net